Lidhje

Autoritetet serbe arrestojnë dy tifozë për të parandaluar dhunën


Autoritetet serbe arrestuan dy persona pas kërkimeve në 35 zona të Beogradit, në përpjekje për të parandaluar dhunën në ndeshje futbolli.

Ministria e brendshme tha sot se dy pjestarë të një grupi tifozësh ekstremistë do të mbahen nën arrest për 48 orë nën dyshimet për prodhim, mbajtje dhe shitje droge.

Policia tha se njëri prej tyre gjithashtu dyshohet për mbajtje ilegalisht të armëve dhe lëndëve shpërthyese.

Serbisë i është bërë presion nga Bashkimi Europian, ku ajo aspiron të antarësohet, që të ndalojë dhunën e tifozave të futbollit dhe të mbrojë gazetarët sportivë.

Ministri i Mbrojtjes Dragan Sutanovac e pranoi këtë problem nga fundi i muajit të kaluar dhe tha se qeveria do të marrë masa për të siguruar këtë vit zhvillimin e aktiviteteve sportive.


XS
SM
MD
LG