Lidhje

Një somalez përpiqet të hyjë në shtëpinë e karikaturistit danez Vestergart


Policia daneze thotë se ka qëlluar një somalez që ishte përpjekur të hynte në shtëpinë e karikaturistit Kërt Vestergart, karikaturat e debatushme të të cilit në vitin 2005 nxitën protesta në të gjithë botën myslimane.

Policia tha mbrëmë se i dyshuari, i cili kishte qenë i armatosur me një sopatë dhe një thikë, kishte lidhje të ngushta grupin terrorist somalez al-Shabab.

27-vjeçari, i cili u përpoq të hynte në shtëpinë e zotit Vestergart pranë qytetit perëndimor të Arhusit së bashku me dy të tjerë, u plagos dhe tani ndodhet nën arrest nga policia. Zoti Vestergart nuk është plagosur. //ad//

XS
SM
MD
LG