Lidhje

Itali: Shpërthim me bombë pranë një gjykate në Rexhio Kalabria


Autoritetet italiane thanë se një bombë artizanale shpërtheu sot pranë një gjykate në qytetin jugor Rexhio Kalabria, shtëpia e një prej grupeve më të fuqishme të krimit në Itali.

Nuk pati asnjë njoftim për të plagosur në shpërthimin para agimit, i cili dëmtoi fasadën e ndërtesës. Policia tha se bomba ishte ndërtuar me cilindër gazi dhe lënda shpërthyese ishte ngjitur në të.

Prokurorët thanë se videot e kamerave të përgjimit tregojnë dy burra me helmeta në motoçikleta që vendosin bombën.

Sipas agjencisë ANSA të lajmeve, kryeprokurori i rajonit tha se sulmi mund të ketë qënë një përpjekje nga familja Ndrangheta e krimit për të frikësuar prokurorët. //mm//

XS
SM
MD
LG