Lidhje

Presidenti Obama, takim me këshilltarin e antiterrorizmit


Presidenti amerikan Barak Obama do të takohet sonte me këshilltarin e tij të lartë të anti-terrorizmit për të diskutuar lidhur me përpjekjen e dështuar për të hedhur në erë një aeroplan ditën e Krishtlindjeve.

Takimi i presidentit Obama me këshilltarin Xhon Brenan bëhet një ditë pasi zyrtarë të administratës për sigurinë u mblodhën në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar këtë incident.

Qeveria amerikane ka urdhëruar më shumë kontrolle sigurie për personat që fluturojnë për në Shtetet e Bashkuara nga 14 vendet me rrezik më të lartë terrorizmi.

Masat e reja të sigurisë pasojnë sulmin e dështuar të Ditës së Krishtlindjeve ndaj një aeroplani që udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara.

Administrata e Sigurisë së Transportit tha dje se çdo individ që udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara “nga apo përmes vendeve që sponsorizojnë terrorizmin apo vendeve të tjera me interes” do t’u nënshtrohen kontrolleve më të hollësishme.

Lista e Departamentit Amerikan të Shtetit për vende që sponsorizojnë terrorizmin përfshin Kubën, Iranin, Sudanin dhe Sirinë. Njoftimet e shtypit amerikan thonë se pasagjerët nga Afganistani, Algjeria, Iraku, Libani, Libia, Nigeria, Pakistani, Arabia Saudite, Somalia dhe Jemeni to t’u nënshtrohen gjithashtu kontrolleve më të hollësishme.//ii

XS
SM
MD
LG