Lidhje

Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë dhe shijet e presidentëve


Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë është ndoshta një nga zyrat më të famshme në botë dhe megjithëse ajo nuk ka ndryshuar shumë në vite, secili nga Presidentët amerikanë i ka dhënë asaj ngjyrime personale, përmes detajeve.

Presidenti Obama i ka bërë vetëm disa ndryshime të vogla Zyrës, me sa duket me mendimin se ndryshimet e mëdha do të linin një përshtypje të keqe në periudhën e krizës ekonomike. Megjithatë, vitin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, edhe Zyra Ovale ka reflektuar shijet e Presidentit.

Edhe ndryshimet më të vogla, si psh, mbajtësja e stilolapsit, shihet me kujdes për simbolikën e saj. Presidenti Obama i ka shtuar Zyrës Ovale disa punime poçarie të amerikanëve indigjenë, si dhe modele të zbulimeve më të rëndësishme amerikane, si telegrafi.

Po ashtu atje është ekspozuar një program origjinal për udhëheqësin e të drejtave civile, Martin Luter King, me fjalimin e tij të famshëm “Unë kam një ëndërr”, si dhe fotografi të familjes Obama. Presidenti mban gjithmonë një tas me mollë mbi tavolinë, me të cilat shpesh i qeras vizitorët.

Presidenti Obama, po ashtu, ka vendosur një ton më pak formal në Zyrën Ovale, që nga dita e tij e parë si President, kur në fotografinë e tij të parë e publikuar, ai ishte me këmishë. Nga ana e tij, Presidenti Bush, hynte në zyrë vetëm me kostum dhe kollare.

Presidenti Obama vazhdon të përdorë tavolinën e punës që i dhuroi Mbretëresha Viktoria ish-Presidentit Rutherford Hayes. Ai po ashtu ka në zyrë të njëjtin qilim me stampën e vulës presidenciale të vendosur në zyrë nga Presidenti Bush.

“Zyra Ovale të kujton vazhdimisht për misionin e Shtëpisë së Bardhë, ç’vend zenë atje shpresat dhe ëndërrat, më konkretisht, çfarë ndodh në Shtëpinë e Bardhë”, tha Presidenti Obama në një intervistë dhënë kohët e fundit, lidhur me domethënien e Zyrës Ovale për një President Amerikan. //ii

XS
SM
MD
LG