Lidhje

SHBA: Reforma të reja në politikat e antiterrorizmit


Presidenti Barak Obama do të shpallë sot një seri reformash në politikat e antiterrorizmit. Reformat marrin shkas nga përpjekja e një nigeriani për të hedhur në erë një avion udhëtarësh ditën e Krishtlindjes.

Zoti Obama i shpall masat e reja, duke përfshirë ndryshimin e listës së personave që vëzhgohen për terrorizëm, pas takimit me zyrtarë të lartë të ekipit të tij të sigurisë kombëtare.

Sipas zyrtarëve, Presidenti do të informohet nga Drejtori i FBI-së Robert Mjuller rreth hetimeve lidhur me përpjekjen për të hedhur në erë avionin si dhe do të konsultohet me Prokurorin e Përgjithshëm Erik Holder rreth procedurave për ndjekje ligjore ndaj nigerianit të dyshuar për incidentin.

Presidenti Obama do të informohet gjithashtu rreth rishikimit të teknikave për zbulimin e terrorizmit nga Sekretarja e Departamentit të Sigurimit të Vendit, Xhanet Napolitano. //ii

XS
SM
MD
LG