Lidhje

Kosovë, nesër hetimi dhe rinumërimi i votave në Gjilan


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që nesër në mëngjes, të fillojë hetimi e pastaj rinumërimi i votave në komunën e Gjilanit, para se të përcaktohet nëse do të ketë apo jo rivotim në këtë komunë.

Në fund të dhjetorit, ky Komision mori vendim që më 31 janar të përsëriten votimet në Prizren dhe në Lipjan për shkak të parregullsive të shfaqura në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal, që u mbajtën më 13 dhjetor.

Vendimi për rivotim në dy komuna dhe rinumërim në Gjilan, pason propozimin e Komisionit Zgjedhor për Ankesa pas shqyrtimit të 43 ankesave të paraqitura nga partitë politike.

Në të tri këto komuna në garë janë Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat së bashku drejtojnë edhe qeverinë.

Gjuha politike e përdorur gjatë zgjedhjeve ndërmjet këtyre dy partive ka bërë që të hapen debatet edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme apo edhe ndryshimeve në përbërjen aktuale të qeverisë.

Kryeministri Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme por ka paralajmëruar mundësinë e riformatimit të kabinetit të tij. //ii

XS
SM
MD
LG