Lidhje

Presidenti Obama nderon arsimtarët e matematikës dhe shkencës


Presidenti Barak Obama nderon sot arsimtarët e matematikës dhe të shkencës në një ceremoni të posaçme që synon të nxisë arsimin në këto dy fusha.

Presidenti Obama do të vlerësojë mbi 80 mësues, të cilët janë nderuar me çmimin presidencial për arritje të shkëlqyera në mësimin e matematikës dhe shkencës.

Ky çmim është arritja më e lartë për mësuesit e këtyre dy lëndëve në Shtetet e Bashkuara.

Këta mësues marrin gjithashtu 10 mijë dollarë shpërblim nga Fondacioni amerikan kombëtar i shkencës.

Edhe 20 arsimtarë të tjerë do të nderohen me çmimin presidencial për arritje të shkëlqyera në shkencë, matematikë dhe mësimin e inxhinjerisë. //kk//

XS
SM
MD
LG