Lidhje

Google prezanton telefonin e saj të parë celular


Gjigandi amerikan i kërkimeve në internet, kompania Google prezantoi dje telefonin e saj të parë celular, në përpjekje për të konkurruar me kompaninë Apple në tregun e të ashtuquajturve smart-phones.

Telefoni i quajtur Nexus One funksionon me sistemin operues të kompanisë Google, të quajtur Android, ai funksion me "touch screen" dhe ka grafika tre-dimensionale.

Nexus One shitet me çmimin 179 dollarë amerikanë, në se klienti bën kontratë 2-vjeçare me shërbimin e telefonisë celulare T-Mobile.

Telefoni po ashtu do të shitet edhe për persona që zgjedhin një tjetër kompani telefonike, si Verizon Wireless në SHBA dhe Vodafone për Evropën, por çmimi në këtë rast do të jetë 529 dollarë.

Në kushtet kur njerëzit po përdorin përherë e më tepër telefonin për kërkimin në internet, telefoni Nexus One bën të mundur që kompania Google të konkurrojë me kompaninë rivale të prodhimit të telefonëve I-Phone, atë Apple, ndërsa përpiqet të ruajë dominimin që ka aktualisht në kërkimet me internet. //ii

XS
SM
MD
LG