Lidhje

SHBA: propozohen standarde të forta për kufizimin e smogut


Agjencia amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit propozoi standarde të forta për kufizimin e smogut, më të rreptat deri tani në Shtetet e Bashkuara.

Standardi i propozuar prej 60 deri 70 pjesë për miliardë gjatë një periudhe 8-orëshe, është po ai që shkencëtarët kishin rekomanduar gjatë administratës së Presidentit Bush. Por pas protestës së industrisë, presidenti i atëhershëm George W. Bush ndërhyri për caktimin e një standardi mbi atë që ishte propozuar.

Standarti i ri për smogun do të kalojë nëpër një debat publik prej 60 ditësh para se të zyrtarizohet.

Agjencia thotë se kostoja për plotësimin e standardit të ri shkon nga 19 deri në 90 miliard dollarë. Megjithatë, shton agjencia, edhe kursimet nga përmirësimi i shëndetit të njerëzve duhet të kapin miliarda dollarë. //ii

XS
SM
MD
LG