Lidhje

Gjermania i bëri thirrje Turqisë të vazhdojë reformat


Gjermania i bëri thirrje Turqisë të vazhdojë reformat për t’u afruar më pranë Bashkimit Evropian duke thënë se nuk do të bllokojë anëtarësimin e Ankarasë në bllok.

Ministri i jashtëm gjerman Guido Vestervele tha se është e rëndësishme që Turqia të bëjë përparim në bisedimet e saj të anëtarësimit. Ai tha se negociatat janë një proces pa afat, rezultatet e të cilit nuk mund të garantohen por se Gjermania do ta respektojë këtë proces.

Zoti Vestervele i bëri thirrje Turqisë të bëjë përparim në zgjidhjen e mosmarrëveshjes territoriale prej disa dekadash me Qipron për të përmirësuar lirinë e besimit dhe të shtypit. Ai foli në një konferencë shtypi në Ankara me homologun e tij turk Ahmet Davutoglu.

Zoti Davutoglu ritheksoi angazhimin e Turqisë për procesion e asocimit në BE duke thënë se Ankaraja do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme.

Qeveria e qëndrës së djathtë e kancelares gjermane Angela Merkel ka thënë se do të preferonte që Turqisë t’i jepej statusi i partneritetit të privilegjuar, sesa anëtarësimin e plotë në BE. Turqia e ka kundërshtuar këtë ide. //ii

XS
SM
MD
LG