Lidhje

Sfida pas daljes në pension të senatorëve demokratë


Dy senatorë demokratë veteranë kanë njoftuar se do të dalin në pension dhe nuk do të rikandidojnë, në atë që mund të jetë një sinjal se Partia Demokratike mund të përballet me vështirësi në qendrat e votimit në zgjedhjet e pjeshme që mbahen në nentor. Materiali në vazhdim na njeh me fillimin paksa të trazuar të vitit të ri për demokratët të cilët kontrollojnë të dy dhomat e Kongresit.

Fillimisht ishte senatori demokrat Byron Dorgan i Dakotës së Veriut që tronditi klasën politike të martën duke njoftuar se nuk do të rikandidonte. Analistët thonë se largimi i tij do të shtojë shanset për republikanët që të marrin vendin e tij në zgjedhjet e nentorit.

Pastaj erdhi senatori demokrat i Kenektikat Kristofer Dod, kryetar i Komisionit të Senatit për Bankat, i cili njoftoi vendimin e tij për të mos kandidur në atë që do të ishte mandati i tij i gjashtë. Humbja e çdo njërit vend do të pengonte demokratët të siguronin shumicën me 60 vota në Senat dhe do tu jepte kundërshtarëve republikanë fuqinë për të bllokuar legjislacionet që atyre nuk u pëlqejnë.

Anketat e opinionit publik tregojnë se mbështetja për senatorin Dod ka rënë ndjeshëm dhe vetë ai e ka pranuar se ka patur një vit të vështirë.

Humba një motër të dashur në korrik dhe në gush senatorin Ted Kenedi. Luftova vet me kancerin në verë dhe në mes të gjitha këtyre e gjeta veten në gjendjen më të vështirë politike të karrierës time”.

Shtepia e Bardhë nxori një deklaratë që lavdëronte zotin Dod për dedikimin e jetës ndaj sherbimit publik. Senatori Dod ishte në qendër të përpjekjeve për të reformuar sistemin financiar amerikan dhe legjislacionin për reformimin e kujdesit shëndetësor.

Analisti politik Lari Sabato i Universitetit të Virxhinias tha se vendimi i zotit Dod aktualisht u jep demokratëve një shans më të mirë për të fituar vendin që ai len bosh në zgjedhjet e nentorit.

Kur shikon të dy vendet, e kupton se demokratët e kanë shpëtuar një karrige në Kenektikat. Ata do të humbisnin atë vend me zotin Dod dhe tani ata kanë një demokrat më të fuqishëm që mendohet të kandidojë, Prokurorin e Përgjithshëm Richard Blumenthal”.

Por Sabato dhe analistë të tjerë thonë se vargu i largimeve reflekton një klimë të ashpër politike për demokratët në mbarë vendin, pas triumfit elektoral me presidentin Obama dhe fitoren e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në vitin 2008.

Dy largimet i bashkon me ngjarjet e tjera që kanë ndodhur brenda 24 orëve. Lejtnant guvernatori i Miçiganit që supozohej të kandidonte për guvernator në shtetin tejet demokratik tërhoqi kandidaturën sepse nuk mund të bashkonte fondet e nevojshme. Tani demoktatët nuk kanë një kandidat të fuqishëm për guvernator dhe mendoj se republikanët do të fitojnë postin e guvernatorit në Miçigan”.

Sabato thotë një pengesë tjetër për demokratët pritet në Kolorado.

Në Kolorado të gjithë janë befasur në të dy partitë që guvernatori Bill Ritter, demokrat në mandatin e parë nuk po kandidon për një mandat tjetër. Askush nuk e parashikonte këtë, dhe kjo hap mundësitë që një republikan të fitojë në një shtet të lëkundur që ishte shumë i rendësishëm për fitoren e presidentit Obama në 2008” tha ai.

Demokratët kanë shumicën në Senat me 60 vota, që i lejoi ata të miratojnë legjislacionin për reformën në kujdesin shëndetësior pa votën e asnjë republikani. Por klima e tanishte mbrojtëse mund të dëmtojë përpjekjet për grumbullimin e fondeve të nevojshme për zgjedhjet e nentorit dhe mund të detyrojë presidentin Obama të zvogëlojë agjenden e tij ambicioze të politkës së brendëshme. /ap.

XS
SM
MD
LG