Lidhje

Evropa nën mëshirën e motit të keq me shira dhe dëborë


Evropa është pllakosur nga moti i keq me reshje dëbore e shiu që po pengojnë trafikun, ndërkohë që temperaturat nën zero kanë zgjuar shqetësime për rezervat energjetike.

Britania po përjeton një prej dimrave më të ftohtë në disa dekada me temperatura deri në minus 22 gradë Celcius në zonat malore të Skocisë.

Gjermania, Franca dhe Spanja veriore presin rreshje të reja bore dhe erëra të forta.

Moti arktik në pjesën më të madhe të Evropës pritet të vazhdojë edhe një javë, duke rritur përdorimin e gazit për ngrohje dhe shtuar shqetësimet për mungesa në furnizimet me energji.

XS
SM
MD
LG