Lidhje

Qindra imigrantë afrikanë protestojnë në Italinë jugore


Qindra imigrantë u mblodhën sot në Italinë jugore, për të protestuar ndaj një sulmi kundër dy fermerëve afrikanë nga të rinj të bardhë.

Gati 2 mijë protestues u mblodhën përpara bashkisë së Rozarnos sot në mëngjes, pas një nate të përleshjeve të dhunshme që u nxitën nga sulmi racor.

Demonstruesit hodhën parrulla dhe mbanin shënja kundër asa që e quajtën trajtim racor nga shumë banorë vendas.

Policia bëri arrestime gjatë natës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit e zemëruar që shkatërruan makina dhe u vunë zjarrin kazanëve të plehrave në qytetin kalabrez.

Protestat u nxitën nga një incident dje, gjatë së cilit disa të rinj të bardhë në një makinë qëlluan me armë zjarri mbi një grup imigrantësh afrikanë që po ktheheshin nga puna në fermë. Dy imigrantë u plagosën gjatë sulmit.

Ministri i Brendshëm Roberto Maroni urdhëroi më shumë forca policore në zonë dhe fillimin e një hetimi mbi incidentin.

XS
SM
MD
LG