Lidhje

Kujtohet Elvis Presli në 75-vjetorin e lindjes


Mijëra admirues të Elvis Presley kujtojnë sot këngëtarin legjendar në 75 vjetorin e ditëlindjes së tij. Njeriu që njihet nga miliona admirues thjesht si Elvis ka shitur më shumë se një miliardë disqe në mbarë botën ndërsa fama e tij vazhdon edhe 33 vjet pas vdekjes.

Në vendlindjen e tij në Memphis të shtetit Tennessee adhuruesit u mblodhën për të festuar jetën e tij të shkurtër. Çdo vit, kompania Elvis Presley Enterprise zhvillon aktivitete të veçanta më 8 janar në ditën e lindjes së këngëtarit dhe më 16 gusht ditën e vdekjes. Festimet tre ditore të këtij viti përfshinë një darkë në klubin privat të admiruesve, dhe turne të shtëpisë së tij.

Fituesi i një konkursi me tortën më të mirë për ditëlindjen e Elvisit do të shpallet sonte nga ish bashkërtja e Presleyt, Priscilla dhe vajza e tij Lisa Marie. Grupe admiruesish nga mbarë bota festuan ditëlindjen e idhullit të tyre. Një grup imituesish të veshur me kostume të bardha të Elvis Presleyt në Australi udhëtuan në një tren sot nga Sydney për festivalin e përvitshëm të Elvisit. //ad//

XS
SM
MD
LG