Lidhje

Nju Jork: Arrestohen 2 persona, akuzohen për tentativë terrori


Autoritetet federale amerikane kanë arrestuar dy persona në kuadrin e hetimeve që po zhvillohen ndaj një komploti për sulm me bombë që mendohet se kishte si objektiv qytetin e Nju Jorkut.

Zyrtarë të FBI-së thanë se Adis Medunjanin dhe Zarein Ahmedzay u arrestuan sot në mëngjes në qytetin e Nju Jorkut nga Forca e Përbashkët kundër Terrorizimit e Byrosë Federale të Hetimeve.

Hetuesit thonë se të dy të arrestuarit kanë lidhje me personin nga Kolorado me origjinë afgane, Naxhibullah Zazi, i cili u arrestua vitin e kaluar dhe u akuzua për kompllot për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë. Ai ka thënë se është i pafajshëm.

Nuk ka patur hollësi lidhur me akuzat e ngritura kundër të dy të arrestuarve, por ata pritet të dalin para gjykatës sot. Kur Zazi u arrestua në shtator, hetuesit thanë se dinin identitetin e të paktën tre prej bashkëpunëtorëve të tij, por pa dhënë informacione rreth tyre. //ii

XS
SM
MD
LG