Lidhje

Fjalimi i përjavshëm i presidentit Obama


Presidenti Barak Obama theksoi të mirat e reformës së sistemit shëndetësor, që është kritikuar se do të marrë vite për t'u zbatuar.

Në fjalimin e përjavshëm në radio presidenti theksoi anët pozitive ndërsa përpiqet ta kalojë legjislacionin në negociatat përfundimtare.

Ai shpreson ta nënshkruaj atë në ligj para fjalimit vjetor mbi gjendjen e vendit që pritet në fillim të shkurtit.

Presidenti Obama po punon me demokratët në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve për të bashkuar dy versionet e projekt-ligjit.

Zoti Obama tha se me ligjin e ri kompanitë e sigurimeve kërkohen që vitin e parë të japin mbulime falas dhe të mbulojnë pacientët pavarësisht sëmundjeve të tyre. (ze)

XS
SM
MD
LG