Lidhje

Muzika e së djelës



Më 31 janar, pritet të zhvillohet mbrëmja e ndarjes së çmimeve muzikore Grammy, ku spikat Beyonce me 10 kandidatura. Ndërkaq një emër, i cili pritet të jetë surpriza e këtyre çmimeve është 27 vjeçarja Keri Hilson. Ndërkaq Argjentina i ka dhënë lamtumirën yllit të muzikës latino amerikane Sandro, i cili krahasohet për arritjet e tij në muzikën latine me Elvis Preslyn në muzikën amerikane. Këto dhe informacione të tjera mund t’i ndejkim në rubrikën “Muzika e së Dielës”.

"It might get loud”, është njëfilm dokumentar, i cili sjell interpretimet më të spikatura të tre emrave të njohur të kitarrës në muzikën rrok. Jack White, The Edge dhe Jimmy Page janë xhiruar teksa interpretonin së bashku në një studio regjistrimi, nga regjizori Davis Gugenheim, i cili ka vendosur që këtë xhirim, të montuar në formën e një filmi dokumentar, t’a publikojë për adhuruesit e kësaj muzike, nga data 5 janar që është hedhur në treg.

*****

Këngëtari argjentinas Sandro, i cili për hapsirën latino amerikane krahasohej me Elvis Preslin, u nda nga jeta në moshën 64 vjeçare.

Sandro ishte i pari artist amerikano latin, i cili interpretori në Madison Square Garden. Ai ka regjisruar 52 albume, ka interpretuar në 16 filma, dhe ka marrë një çmim karriere në ceremoninë Gramy të Amerikës Latine, në vitin 2005.

Nderimet e fundit për të do të kryhen në Sallën e Kongreseve në Argjentinë.

*****

Keri Hilson, është kandidaturë për çmimin e artistes më të mirë në ceremoninë e 52-të të çmimeve Grammy që pritet të zhvillohet në 31 janar në Los Angelos.

27 vjeçarja do të konkurrojë në kategorinë e artistit më të mirë të vitit me Zav Brown Band, grupin e rrokut MGMT,me duetin Ting Tings si dhe me grupin rrok Silversun Pickups.

Ajo gjithajshtu është kandidaturë për bashkëpunimin më të mirë për këngën rap, me krijimin “Knock You Down”, ku interpreton sëbashku me Kanye West dhe Ne-Yo.

Në këtë kategori ajo konkuron me Beyonce, Jay-Z, T.I dhe T – Pain, por ajo thotë se mendon që ka krijimin më të mirë.

Hilson ka hyrë në biznesin muzikor fillimisht si hartuese tekstesh. Ajo ka shkruar këngë për Britney Spears, dhe Mary J. Blige.

Për sa i përket teksteve të këngëve që konkurrojnë këtë vit për çmimin kënga më e mirë, ku përfshihen “Single Ladies” e Beyonce, Laddy Gagga me “Pocker Face”, Maxwell me “Pretty Wings”, Taylor Swift me “You belong with me”, dhe “Use somebady” e Kings of Leon, ajo veçon këngën “Use somebady”

“Nëse do të shkruaja tekset e këngëve konkurruese, mendoj se do të kisha shkruar teksitin e këngës “Use somebady”, por – thotë ajo-, tekste të mira kanë dhe “Single ladies” dhe “You Belongs With Me”. ”.

Beyonce kryeson këtë vit me 10 kandidatura, e ndjekur nga Taylor Swift me 8, Black Eyed Peas, Maxwell dhe Kanye West kanë nga 6 kandidatura secila, ndërsa Lady Gaga, Jay – Z, dhe DJ David Guetta kanë nga 5 kandidatura.

XS
SM
MD
LG