Lidhje

FSK dërgon në Shqipëri forca shtesë me rastin e përmbytjes


Forca e Sigurisë së Kosovës ka dërguar sot në Shqipëri një njësi shtesë për të mbështetur autoritetet në përballjen e gjendjes së krijuar pas përmbytjeve të ditëve të fundit.

Dërgimi i trupave shtesë pasoi kërkesën e djeshme te qeverisë së Kosovës, e cila ndau po ashtu një ndihme fillestare prej 200 mijë eurosh për të mbështetur Tiranën zyrtare.

Edhe disa nga komunat e Kosovës kanë dërguar ndihma për zonat e goditura në Shqipëri si dhe kanë siguruar strehim për të gjithë ata që mund të evakuohen nga zonat e përmbytura. Njësia shtesë e Forcës së Sigurisë e cili u nis sot në mëngjes për në Shqipëri do t'i bashkohet njësisë së parë që u dërgua atje më 5 janar.

Kjo është hera e parë që Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë në një mision humanitar jashtë shtetit që nga fillimi zyrtar i veprimtarisë së saj. //iç//

XS
SM
MD
LG