Lidhje

Përmbytjet në Shqiperi, sfidat e të evakuuarve


Në Shkodër vazhdon të jetë e rënduar situata e shkaktuar nga përmbytjet masive të ditëve të fundit. Rreth 10400 hektarë tokë vazhdojnë të qëndrojnë nën ujë e bashkë me to edhe gati 3000 shtëpi. Nga zonat e përmbytura janë evakuuar deri tani rreth 5000 persona, por në zonë gjenden ende një numër i madh njerëzish, që refuzojnë te largohen nga banesat për shkak të bagëtive dhe pasurisë. Të evakuuarit nga zonat e përmbytura janë vendosur pranë të afërmve të tyre, në zona më të sigurta, ndërsa në qytetin e Shkodrës janë ngritur 6 qendra të pritjes, ku deri tani janë strehuar rreth 400 persona të evakuuar nga zonat e përmbytura me ndihmë e forcave të ushtrisë dhe policisë. Në vazhdim disa nga përshtypjet e një prej familjeve që janë zhvendosur nga zona e përmbytur dhe tani strehohen në njërën prej qendrave të pritjes:

XS
SM
MD
LG