Lidhje

EULEX arreston Driton Hajdarin nën akuzën për tentim vrasje


Në Kosovë, zyrtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë bënë të ditur se kanë arrestuar një person nën dyshimin për përshirje në dy raste të tentativës për vrasje pas luftës në Kosovë. Në një njoftim të këtij misioni thuhet se arrestimi është pjesë e hetimeve rreth rastit Nazim Bllaca, i cili po mbahet në arrest shtëpie nën akuzat për vrasje dhe krim të oganizuar.

Sipas EULEX-it, personi i arrestuar dje, është Driton Hajdari, i cili akuzohet për dy tentim vrasje, njëra që dyshohet se ka ndodhur në nëntor 1999 në Prishtinë dhe tjetra në qershor të vitit 2000 në Ferizaj.

Në nëntor të vitit të kaluar, Nazim Bllaca nga një fshat i komunës së Lipjanit në jug të Prishtinës, deklaroi publikisht se ka marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime dhe veprime kriminale në rreth 17 raste pas luftës në Kosovë. Ai e identifikoi veten si pjesëtar i Shërbimit për Infromim të Kosovës, ndërsa akuzoi për përfshirje në krime struktura të larta politike në vend. //kh//

XS
SM
MD
LG