Lidhje

Sekretarja e Shtetit Clinton vazhdon vizitën në vendet e Azi-Paqësorit


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Clinton vazhdon sot vizitën e saj në vendet e Azi-Paqësorit. Sot ajo takohet në Hawai me Ministrin e Jashtëm japonez Kacuja Okada. Bisedimet pritet të përqëndrohen tek një mosmarrëveshje lidhur me një bazë ushtarake amerikane në Okinava. Gjatë turneut të saj, zonja Klinton ka në plan të shkojë në Guinenë e Re, në Zelandën e Re dhe në Australi. Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë i kanë mbizotëruar kohët e fundit shqetësimet mbi bazën ajrore amerikane Futenma në ishullin e Okinavës. Por gazeta Washington Post njoftoi se Ministri i Jashtëm japonez ka thënë se shpreson t’i zbusë shqetësimet amerikane. Në një intervistë të botuar në gazetë thuhet se ministri Okada tha se amerikanët nuk duhet të shqetësohen që trupat e tyre po detyrohen të zhvendosen nga territori japonez. Ai tha po ashtu se SHBA nuk duhet të druhen që Japonia është e interesuar për lidhje më të afërta me Kinën.

XS
SM
MD
LG