Lidhje

Afganistan, forcat e huaja hapin zjarr ne demonstratë


Banorë lokalë në Afganistanin jugor thonë se trupat e huaja hapën zjarr në një demonstratë, duke plagosur disa vetë. NATO-ja pohoi se trupat ishin të pranishme sot në një demonstratë në provincën e Helmandit, por shtoi se një snajper i forcave kryengritëse qëlloi në drejtim të njerëzve. Aleanca tha se trupat e identifikuan snajperin dhe e vranë atë. Në një deklaratë të NATO-s thuhet se nuk pati vitikima të tjera. Po në Helmand, në një deklaratë të NATO-s thuhet se dy avionë pa pilot vranë dje 16 persona të dyshuar si militantë, në rajonin Nou Zad.

XS
SM
MD
LG