Lidhje

Google nuk do t'i censurojë më rezultatet e kërkimeve në Kinë


Kompania e Internetit “Google” me bazë në SHBA thotë se nuk do t’i cenzurojë më rezultatet e kërkimeve dhe mund t’i japë fund operacioneve në Kinë pasi zbuloi një sulm ndaj llogarive të e-mailit të aktivistëve të të drejtave të njeriut në Kinë.

Në një shpallje të vënë dje në internet, juristi i kompanisë, David Drummond, thonte se kompania kishte zbuluar një sulm tepër të sofistikuar dhe me objektiv të caktuar, që kishte si objektiv infrastrukturën e kompanisë në Kinë.

Zoti Drummond tha se synimi kryesor i sulmit në internet ishte të kontrolloheshin e-mailet e aktivistëve të të drejtave të njeriut në Kinë. Ai tha se sulmuesit qenë të aftë të kotnrollonin vetëm dy llogari kompjuterike.

Zëdhënësja e Googlit për Azinë, Jessica Powell tha se nuk ka ndonjë ndryshim në statusin e kompanisë në Pekin. Tek zyrat e kompanisë Google një numër vizitorësh lanë lule dhe shënime inkurajuese.

Një zëdhënës i Zyrës së Këshillit kinez të Informacionit i tha agjencisë shtetërore HSINHUA se autoritetet kërkonin më tepër informacione për qëndrimin e kompanisë.

XS
SM
MD
LG