Lidhje

Përshkrimi i gazetarit të VOA në aeroportin Port-au-Prince



Ndërsa ekipet e shpëtimit fillojnë të ndihmojnë viktimat e tërmetit në Haiti, korrespondenti Brian Wagner shkoi në Port-au-Prince dje për të mbuluar ngjarjen për Zërin e Amerikës. Atij nuk iu desh të udhëtonte larg për të parë shkallën e shkatërimeve. Ja disa nga përshkrimet e tij të para të goditjes së tërmetit.

Avioni ynë i vogël u ul në Port-au-Prince pak para muzgut. Vajtja në Haiti ishte shumë e vështirë pasi ka patur shumë paqartësi nëse aeroporti këtu në Port-au-Prince funksiononte, thotë korrespondenti.

Disa persona na thanë se vetëm avionët që transportojnë ndihma humanitare, mjekë, pajisje apo gazetarë lejoheshin të hynin në vend.

Iu afruam Port-au-Princit nga ajri dhe mund të shikonim ndërtesat e shkatërruara. Rreth disa blloqeve me shtëpi mund të shohim pirgje të rënojave të betonit që janë shkaktuar nga përmeti. Në aeroport, mund të shihje dëme të mëdha. Tubot e ujit janë çarë dhe është plotësisht i pafunksionueshëm. Aty ka një numër ekuipazhi dhe avionësh nga vende si Brazili, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Islanda.

Këtu në aeroport ka një numër njerëzish që po mundohen të largohen nga vendi. Studenti Vadim Stafanyek është aty me një mision fetar dhe po përpiqet të largohet. Ai thotë se po udhëtonte me një kamion kur goditi tërmeti të martën.


"Dëgjova kërcitjet, ndërtesat që binin. Kishim një ndërtesë trekatëshe përpara që u shemb dhe në tjetër pas saj. Shokët e mi kërcyen në çatinë e një ndërtese në përpjekje për të ndihmuar një grua të dilte nga rrënojat. Më pas pash një çift që sollën shkallë për të ndihmuar njerëzit të dilnin. Kur shkuam në shtëpinë e pastorit.. aty kishte shumë trupa të shtrirë në rrugë, ishte një grua me një foshnje në duar, shumë bërritma, shumë panik, njerëzit të konfuzuar".

Ndërsa nata ra në Port-au-prince mund të dalloje se pjesa më e madhe e qytetit ishte pa drita.//rd//

XS
SM
MD
LG