Lidhje

Timoshenko zotohet të sigurojë antarësimin e Ukrainës në BE


Kryeministrja e Ukrainës ka premtuar ta fusë vendin në Bashkimin Evropian brenda 5 vjetësh nëse fiton në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Julia Timoshenko e bëri këtë zotim sot në një konferencë për shtyp në Kiev, në përpjekje për të tërhequr më shumë mbështetje në garën me rivalin e saj kryesor, kandidatin pro-rus Viktor Janukoviç.

Edhe Presidenti aktual i Ukrainës Viktor Jushçenko është përpjekur ta integrojë vendin në Bashkimin Evropian dhe të minimizojë ndërhyrjen ruse. Por përpjekjet e tij për antarësim në BE u minuan nga trazirat politike që e kanë shoqëruar Ukrainën gjatë viteve të fundit. Ai nuk arriti ta bindë BE-në të njohë Ukrainën si kandidate për antarësim.

Zonja Timoshenko tha sot se nëse zgjidhet, ajo do të ndreqë marrëdhëniet e Ukrainës me Rusinë. Këto marrëdhënie kanë pësuar keqësim gjatë mandatit të Yushçenkos. Zonja Timoshenko ka premtuar të përpiqet për një marrëdhënie ruso-ukrainase që të jetë paqësore, konstruktive, e qëndrueshme dhe pragmatike, siç u shpreh ajo. //ad//

XS
SM
MD
LG