Lidhje

Projektligji për kujdesin shëndetësor, pranë finalizimit



Shtëpia e Bardhë thotë se negociatorë të lartë të kujdesit shëndetësor janë shumë pranë finalizimit të legjislacionit të rëndësishëm për reformën shëndetësore, përparësia kryesore e presidentit Obama në politikën e brendshme.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs citoi përparimin e bërë dje pas takimit mes zotit Obama dhe udhëheqësve në Kongres të partisë demokrate.

Negociatorët po përpiqen të bashkojnë versionet e ndryshme të legjislacionit për kujdesin shëndetësor të miratuar nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.

Burime të partisë demokrate thanë se kanë arritur një marrëveshje tentativë për mënyrën e pagimit të kujdesit shëndetësor, përfshi një taksë në çmimet e larta për planet e kujdesit shëndetësor të siguruara nga punëdhënësit.

Senati përfshiu taksën në versionin e tij, por Dhoma e Përfaqësuesve e kundërshtoi atë, duke thënë se dëmton familjet e klasës së mesme. Në fjalimin e tij gjatë një takimi për politikat demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve zoti Obama kritikoi ligjvënësit republikanë që kanë vazhduar të qëndrojnë të bashkuar në kundërshtimin e reformës në kujdesin shëndetësor. Zoti tha se në se republikanët kërkojnë të bëjnë fushatë kundër projektligjit përfundimtar, ai nuk do të ketë frikë të luftojë me ta.//rd//

XS
SM
MD
LG