Lidhje

Haitianët presin ndihmat, ndërkohë që situata bëhet më emergjente


Haitianët kaluan të tretën natë nën qiell të hapur në rrugët e kryeqytetit Port-o-Princ, në pritje të ndihmës së premtuar që po mbërrin nga pak në përgjigje të tëmetit. Aeroplanmbajtësja amerikane USS Carl Vinson pritet të ankorojë në brigjet e Haitit sot, ku do të shërbejë si aerodrom lundrues për helikopterë që sjellin ekipe shpëtimi dhe furnizime.

Trupa dhe sasi ushqimesh e ilaçesh nga vende të ndryshme filluan të mbërrijnë në Haiti dje, pas tërmetit më të rëndë në 200 vjet që e ka shndërruar kryeqytetin në gërmadhë. Avionët e ndihmave kanë mbushur përtej kapacitetit aeroportin kryesor.

Zyrtarët dhe punonjësit e organizatave të ndihmave thonë se kanë filluar plaçkitjet e furnizimeve e rezervave ushqimore, ndërkohë që njerëzit i ka pllakosur dëshpërimi.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar përllogarit se rreth 45-50 mijë vetë kanë gjetur vdekjen nga tërmeti 7 ballësh, që ka sheshuar shtëpi e ndërtesa qeveritare duke mbuluar një numër të madh njerëzish nën gërmadha. Buldozerët po ndihmojnë për të kontrolluar nën gërmadha, ndërkohë që shumë banorë gërmojnë me duar për të nxjerrë personat e bllokuar. Trupa të viktimave të vrarë nga tërmeti kanë filluar tani të dekompozohen nën temperaturat tropikale.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga e gjithë bota vazhdojnë të arrijnë në Haiti pas tërmetit shkatërrimtar që goditi këtë vend të martën pranë kryeqytetit Port-au-Prince. Presidenti Barak Obama ka premtuar 100 milion dollarë ndihma të reja për këtë qëllim.Dhjetra mijë njerëz mund të kenë vdekur në tërmetin masiv të Haitit. Por edhe për të gjallët situata mbetet e tmerrshme.

"Në rrugë nuk ka ushqim, nuk ka ujë të pijshëm. Presim ndihmën e cilitdo që dëshiron të na ndihmojë."

Ndihmat po arrijnë dhe nga Shtetet e Bashkuara do të arrijnë edhe ndihma të tjera. Presidenti Barak Obama bëri një premtim për të ndihmuar popullin e Haitit.

"Popullit të Haitit ne i themi qartë dhe bindshëm se ju nuk do të liheni në mëshirë të fatit, nuk do të harroheni. Në këtë moment nevoje të madhe Amerika dhe e gjithë bota qendron me ju.”

Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara do të japin 100 milion dollarë ndihmë të re për t’u sjellë ushqim, ujë dhe ilaçe të mbijetuarve.

Në aeroportin e Port-au-Prince-it do të vijnë makineri të rënda për të hequr rrënojat ndërsa personeli ushtarak amerikan do të merret me kërkimin e personave të zhdukur.

"Edhe nëse ne lëvizim me gjithë shpejtësinë e mmundëshme, do të duhen orë e madje ditë për të dërguar në terren të gjithë njerëzitg dhe pajisjet tona."

Ekipeve amerikane të shpëtimit po u bashkohen ato nga Kina, Spanja, Afrika e Jugut dhe vende të tjera. Pasgoditjet vazhdojnë të trondisin ishullin. Rrugët janë thuajse të pakalueshme. Njerëzit flenë nëpër rrugë pa ujë dhe elektricitet. Sekretari britanik për Zhvillimin Ndërkombëtar, Douglas Alexander e përshkruan kështu gjendjen:

"Njerëzit kanë frikë të kthehen në ndërtesat e shëmbura. Nëpër rrugë shikon trupa njerëzish prandaj na duhet të nevoja për dërgimin e zjarrfiksave dhe ekipeve të shpëtimit është e jashtzakonshme."

Ky ekip spanjoll drejtohet nga Paco Ribas "Është një gjendje shumë e komplikuar. Nuk ka komunikime. Gjithçka është shumë e vështirë. Pra na duhet të përgatitemi për të qenë jashtë rrezikut."

Ekipet po punojnë për rivendosjen e komunikimit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon thotë se koha është me rëndësi kritike.

"Përparësi mbetet kërkimi i njerëzve nën rrënoja. Duhet të shpëtojmë sa më shumë jetë që të mundemi."

Tërmeti shkatërroi spitalin kryesor në Port-au-Prince. Mjekët nga Kuba, organizata Mjekët pa Kufij dhe të tjerë po mjekojnë të plagosurit në tenda të përkohshme. Një anijke spital e Marinës amerikane është drejtuar për në Haiti.

Zyrtarët vlerësojnë se nga tërmeti mund të jenë prekur deri në 3 milion njerëz ose një e treta e popullsisë së Haitit. Rreth 3,000 paqeruajtës të OKB-së po patrullojnë brenda dhe rrotull kryeqytetit Port-Au-Prince për të ruajtur rendin ndërkohë që ekipet nxjerrin të mbijetuar nga rrënojat e qytetit të shkatërruar.

XS
SM
MD
LG