Lidhje

Ban Ki Mun i bën thirrje Serbisë dhe Kosovës për bashkëpunim rajonal


Sekretari i Përgjitshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon u ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të vënë menjanë konsideratat e statusit në interes të arritjes së bashkëpunimit rajonal.

Kërkoj fleksibilitet në vazhdimin e përcaktimit të metodës së veprimit kur flitet për pjesmarrjen e Kosovës në mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtar dhe forumet që janë esenciale për zhvillimin ekonomik dhe demokratik dhe stabilitetin afatgjatë në rajon, thotë zoti Ban në raportin e fundit për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi misionin e Unmikut në Kosovë.

Raporti i fundit tregon përmirësim në marrëdhëniet e UNMIK-ut me autoritetet kosovare pasi më parë ishin tejet të kufizuara me të dërguarin e posaçëm Lamberto Zannier. Po ashtu raporti thotë se situata e përgjithshme e sigurisë është realitivisht e qetë por e brishtë.

UNMIK-u mbetet i angazhuar për të ndihmuar të gjitha palët për të gjetur zgjidhje praktike për çështjet e interesit të përbashkët, thuhet në raport. Pavarësisht bashkëpunimit me të gjitha palët, arrija e marrëveshjve ka qënë e vështirë në fusha si drejtësia, doganat dhe trashgimia kulturore, thuhet në raport.

Raporti citon renien e tensioneve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në komunitetin verior Kroi i Vitakut, por thekson se situata në veri mbetet e brishtë. Raporti thotë se incidentet ndërt etnike vazhdojnë të ndodhin në Mitrovicë.

Në raport thuhet se qëllimi strategjik i UNMIK-ut mbetet nxitja e sigurisë, stabilitetit dhe respekti për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe rajon. //kh//

XS
SM
MD
LG