Lidhje

Përmbytjet në Shqipëri, seancë parlamentare më 18 janar

  • Armand Mero
  • Tiranë

Në Shqipëri kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli njoftoi sot se të hënën parlamenti mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për cështjen e emergjencës në zonat e Shkodrës. Vendimi, sipas zonjës Topalli u mor nga konferenca e kryetarëve për t'ju përgjigjur deputetëve të opozitës disa prej të cilëve kishin deklaruar se do të hynin në parlament në rast të një seance të jashtëzakonshme për gjendjen e krijuar nga përmbytjet. Por nga Partia Socialiste edhe sot qëndrimet e zonjës Topalli u cilësuan si diversion ndaj opozitës.

XS
SM
MD
LG