Lidhje

Ish presidentët Bush e Klinton kanë ngritur fondin "Clinton Bush Haiti Fund"


Presidenti amerikan Barak Obama ftoi në Shtëpinë e Bardhë ish presidentët George W. Bush dhe Bill Klinton për të diskutuar rreth misionit të tyre të përbashkët në ndihmë të popullit të Haitit.

Presidenti Obama tha se misioni i dy presidentëve dërgon një mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht popullin e Haitit.

Ish presidenti republikan George Bush tha se ishte i kënaqur që i përgjigjej thirrjes për të punuar krah për krah paraardhësit të tij demokrat, ish presidentit Bish Clinton për të mobilizuar dhëmbshurinë e popullit amerikan.

Ish presidenti Clinton u zotua për ndihmë afat gjatë për popullin haitian që ai t'i shpëtojë, siç u shpreh ai, historisë së tij dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

Dy presidentët kanë ngritur një fond, i quajtur Clinton Bush Haiti Fund, për të grumbulluar para për Haitin. Ky fond pranon donacione nëpërmjet Internetit dhe premton që 100 për qind të parave të përdoren menjëherë dhe drejtëpërdrejtë për përpjekjet e ndihmave.

Ndërkohë në Haiti, punonjësit e ndihmave po punojnë pa pushim për shpërndarjen e ushqimeve, ujit dhe ilaçeve tepër të nevojshme për të mbijetuarit e tërmetit në kryeqytetin Porto Princ dhe rreth tij.

Haiti dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje në bazë të së cilës Shtetet e Bashkuara morën kontrollin e aeroportit në Porto Princ, ku mbërrijnë shumica e ndihmave.

Katër ditë pasi tërmeti e shndëroi pjesën më të madhe të kryeqytetit haitian në rrënojë, përpjekjet e ndihmave janë ngadalsuar nga bllokimi i aeroportit, rrugët e bllokuara dhe burimet e kufizuara.

Ekipet e ndihmave nga e gjithë bota ndodhen në Haiti për të ndihmuar, por punonjësit njoftojnës e po humbasin durimin, madje thonë se janë të shqetësuar rreth problemeve të sigurimit, nëse furnizimet nuk shpërndahen me shpejtësi.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, pritet të shkojë sot në Porto Princ. Ajo do të takohet me presidentin Rene Preval dhe me anëtarë të qeverisë amerikane si dhe me punonjës të ndihmave për të përcaktuar mënyrat më të mira për të ndihmuar përpjekjet e rimëkëmbjes. (ze)

XS
SM
MD
LG