Lidhje

Presidenti Obama premton mbështetje të plotë për Haitin

  • Kent Klein

Presidenti Obama po premton mbështetje të plotë për rimëkembjen e menjëhershme dhe rindërtimin afatgjatë të Haitit pas termetit që goditi atë vend të martën. Presidenti Obama foli rreth katastrofës të premten me presidentin e Haitit.

Presidenti Obama thotë se Shtetet e Bashkura do të mbështesin tërësisht përpjekjet e shpëtimit dhe rimëkembjes së Haitis tani dhe në të ardhmen.

“Premtova mbështetjen e vazhdueshme amerikane për qeverinë dhe popullin e Haitit, në përpjekjet e menjëhershme për të shpëtuar jetë dhe dërguar ndihma, si dhe në përpjekjet afat-gjata të rindërtimit.”

Presidenti falenderoi grupet amerikane të shpëtimit, punonjësit e ambasadës dhe mijëra pjestarë të ushtrisë amerikane që po mbërrijnë në Haitit për të ndihmuar, si dhe popullin amerikan për dhurimin e miliona dollarëve ndihma për Haitin. Presidenti amerikan thotë se është një punë e madhe përpara.

“Do të ketë ditë të vështira përpara. Shumë njerëz kanë nevojë për ndihmë. Porti vazhdon të jetë i mbyllur dhe rrugët janë të shkatërruara. Nuk ka ushqime dhe ujë të mjaftueshëm. Do të duhet kohë për të krijuar pika furnizimi për të siguruar dërgimin e materialeve në mënyrë efikase dhe të duhur.”

Më herët të premten, presidenti Obama foli me presidentin e Haitit Rene Preval, pas disa ditë përpjekjesh telefonike për të biseduar me homologun haitian. Pallati presidencial dhe ministritë e shtetit u shembën gjatë termetit të martën.

Qeveria amerikane premtoi 100 milion dollarë për daljen e Haitit nga situata. Zoti Obama tha se presidenti Preval shprehu mirënjohje për ndihmën.

“Ai tha se është mallëngjyer nga miqësia dhe zemërgjerësia e popullit amerikan. Ishte një moment emocionues.”

Zoti Obama gjithashtu u ka kërkuar ish presidentëve Xhorxh Bush dhe Bill Klinton që të drejtojnë përpjekjet private për grumbullimin e fondeve për të ndihmuar Haitin. Të tre udhëheqësit do të takohen sot në Shtepinë e Bardhë.

XS
SM
MD
LG