Lidhje

Shqiptarët kundër mësimit të maqedonishtes në klasën e parë


Ministria e Arsimit në Maqedoni u kërkon shkollave fillore që ta zbatojnë vendimin për mësimin e maqedonishtes duke filluar nga klasa e parë, për nxënësit e të gjitha komuniteteve. Por, prindërit e fëmijëve shqiptarë, si dhe autoritetet vendore në zonat e banuara me shqiptarë paralajmërojnë bojkotin e maqedonishtes me arsyetimin se kjo do të shkaktonte vështirësi shtesë për nxënësit e kësaj moshe. Sipas ligjit, shqiptarët dhe komunitetet jomaqedonase maqedonishten fillojnë ta mësojnë nga klasa e katërt. Çështja pritet të gjejë zgjidhje në Gjykatën Kushtetuese.

XS
SM
MD
LG