Lidhje

Shkodër, disa familje kthehen në shtëpi pas përmbytjeve


Në Shkodër, një numër banorësh të evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve masive të këtij fillimviti, tashmë po kthehen në banesat dhe pronat e tyre, megjithë paralajmerimin e autoriteteve të emergjencave për rrezikun që vazhdon të jetë i pranishëm në këto zona. Autoritetet thonë se ndotja e ujit të pishëm dhe prania e kafshëve të ngordhura, janë rrezik për shfaqjen e epidemive. Megjithatë, banorët po shpejtojnë të kthehen për të parë dëmet e shkaktuara dhe për të filluar punën për normalizimin e sutuatës. Ndërkohë, banorët po i bëjnë thirrje shtetit që të nisë sa më parë procesin e evidentimit të dëmeve. Korrespondenti ynë ishte ne fshatin Mali i Jushit, në Komunën e Bushatit, ku u njoh me shqetësimet e një familjeje të kthyer në banesen e tyre të permbytur për më shumë se dy javë.

XS
SM
MD
LG