Lidhje

Atentatori i Papa Gjon Palit lirohet pas 30 vjetësh burgim


Avokati i burrit që i bëri atentat Papa Gjon Palit në vitin 1981 thotë se klienti i tij u lirua sot nga burgu pasi kreu dënimin prej 30 vjetësh. Avokati tha se 52-vjeçari Mehmet Ali Agça do të çohet tek një objekt ushtarak pranë Ankarasë dhe pastaj do ta dërgojnë në një spital.

Agça tha se do t'u përgjigjet pyetjeve lidhur me atentatin ndaj Papës javët e ardhshme. Ai e ka përshkruar veten si"Krishti i përjetshëm" dhe tha përmes një deklarate të publikuar sot nga avokati i tij se "këtë shekull bota do të shkatërrohet".

Mehmet Ali Agça qëlloi me armë Papa Gjon Palin, duke e plagosur atë, në sheshin e Shën Pjetrit në Romë. Ai kreu 19 vjet në një burg të Italisë dhe më pas u transferua në një burg të Turqisë, ku kreu dënimin prej 10 vjetësh për vrasjen e një gazetari në vitin 1979.//lk

XS
SM
MD
LG