Lidhje

Obama bën fushatë për demokratët në Masaçusets


Presidenti amerikan Barak Obama zhvilloi një ndalesë të minutës së fundit për të zhvilluar fushatë në shtetin Masachusetts, ku zgjedhjet vendimtare të së hënës do të përcaktojnë se kush do të zërë vendin bosh në Senat të mbajtur nga i ligjvënësi i ndjerë Edward Kennedy.Anketat e fundit të opinionit publik tregojnë se prokurorja e përgjitshme e shtetit, që është kandidate e Partisë Demokrate, do ta ketë të vështirë të fitojë zgjedhjet e së martës megjithëse po kandidon në një prej shteteve me prirje më demokratike në Shtetet e Bashkuara.Një fitore nga kandidati republikan Scott Brown do tu kushtonte demokratëve vendin e 60 në Senat duke u hequr atyre shumicën dhe mundësinë për të menjanuar pengesat republikane.


Kur demokratët votuan muajin e kaluar për të zgjedhur kandidaten për zgjedhjet speciale, nuk kishte arsye për shqetësim. Demokratët kanë më shumë mbështetje sesa republikanët me një diferencë 3 me 1. Kështu që udhëheqësit e partisë menduan se fitorja është e tyre.

Por, ata gabuan.

Një senator pak i njohur i shtetit me emrin Scott Brown e ka bërë garën tejet sfiduese dhe kandidatja demokrate Martha Coackely po lufton për jetën e saj politike. Tashmë që po vjen fundi, presidenti Obama shkoi në Boston për tu dhënë energji përkrahësve demokratë.

“Masachusetts duhet ta kuptojë se këtu rrezikohet shkuarja përpara me kthimin mbrapa”
tha presidenti Obama.

Po ashtu, rrezikohet plani i presidentit për reformimin e kujdesit shendetësor. Nëse Martha Coackley humbet, demokratët nuk do të kenë vota të mjaftueshme për të penguar republikanët që të bllokojnë prioritetin kryesor legjislativ të presidentit.

Shqetësimet rreth kujdesit shëndetësor dhe rritja e defiçitit federal, duket se po ndihmojnë kandidatin Scott Brown dhe republikanët në Massachusetts. Presidenti Obama i kujtoi të pranishmëve në një tubim në universitetin e Bostonit se votuesit duhet të mendojnë dy herë para se tu besojnë republikanëve për të kuruar problemet e vendit.

“Padyshim nuk do të ja arrijmë nëse shikojmë prapa dhe riinstalojmë të njëjtat politika të deshtura që kemi patur gjatë dekadës së shkuar. Kjo nuk do të fundksionojë. Ne e kemi jetuar dhe bërë atë.”


Nga ana tjetër, republikanët thonë se politikat e presidentit janë plane për një katastrofe fiskale. Gjatë një interviste në kanalin televiziv Fox News, senatori republikan nga Kentaki Mitch McConnell i përshkroi zgjedhjet në Massachusetts si një referendum ndaj kujdesit shendetësor.

“Nëse nuk ka përkrahje në Massachusetts, nuk ka përkrahje askund. Populli amerikan nuk do që ne të miratojmë atë projektpropozim.”

Ironia është mbase, se reforma e kujdesit shëndetësor ishte një prej çështjeve kryesore të senatorit të ndjerë Ted Kennedy. Zoti Kennedy i cili sherbey për thuajse 47 vjet në Senat, vdiq në muajin gusht pas një beteje me kancerin e trurit. Fituesi i zgjedhjeve do të qendrojë në Senat për dy vitet që kanë mbetur nga mandati i senatorit të ndjerë.

XS
SM
MD
LG