Lidhje

SHBA: Në gjithë vendin u festua Dita e Martin Luter Kingut


Presidenti Barak Obama dhe familja e tij e kremtuan ditën e Martin Luter Kingut, udhëheqësit të vrarë të të drejtave të civile, duke shërbyer drekën për një organizatë ndihmash, e cila ndan ushqime për njerëzit në nevojë.

Presidenti, gruaja e tij Mishel, dy vajzat dhe gjyshja e tyre u përshëndetën me stafin e organizatës si dhe me rreth 150 banorë që kishin ardhur për të ngrënë.

Më pas në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama u takua me një grup të vogël afrikano-amerikanësh të moshuar dhe nipërit e mbesat e tyre për të folur mbi lëvizjen për të drejtat civile.

Martin Luter Kingu ishte predikues në Montgomery të Alabamës. Ai luftoi kundër diskriminimit racial në fund të viteve ’50 dhe në fillim të viteve ’60 dhe u shqua pasi udhëhoqi një protestë të suksesshme kundër ndarjes racore në sistemin e autobusëve të qytetit Montgomeri në shtetin Alabama. //ii

XS
SM
MD
LG