Lidhje

Në Shkodër situata përmirësohet me shpejtësi

  • Pëëllumb Sulo
  • Velipojë

Në Shkodër, situata në zonat e përmbytura po përmirësohet me shpejtësi. Uji është larguar nga rreth 6200 hektare tokë. Megjithatë, të përmbytura mbeten 5234 hektare toke bujqësore dhe rreth 600 shtëpi banimi, kryesisht në komunat e Velipojës, Dajçit e Bushatit. Sipas të dhënave zyrtare, pjesa më e madhe e banorëve të evakuuar për shkak të përmbytjes, tashmë janë kthyer në banesat e tyre, megjithë paralajmërimin e autoriteteve të emergjencës për rrezikun që vazhdon të jetë i pranishëm në zonat e përmbytura. Ndotja e ujit të pijshëm dhe prania e kafshëve të ngordhura, sipas autoriteteve, përbëjnë rrezik për shfaqjen e epidemive.

XS
SM
MD
LG