Lidhje

SHBA: Ndahet nga jeta ylli i futbollit Panajot Pano


Në Florida të Shteteve të Bashkuara u nda nga jeta sot në moshën 71 vjeçare futbollisti i shquar shqiptar Panajot Pano.

Familja Pano i tha Zërit të Amerikës se ai u nda nga jeta pas dy goditjeve të papritura në zemër duke filluar nga dita e shtunë. Trajtimi në spital nuk pati sukses.

Ylli i futbollit shqiptar, i cili njihej si talent i rrallë i futbollit dhe si golshënues i klasit të parë me ekipin e Partizanit në vitet 60 dhe 70, mbahej në formë të mirë deri në ditët e tij të fundit dhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje.

Bashkëshortja e tij Rebeka Pano tha se ai i ndiqte me shumë vemendje zhvillimet në Shqipëri dhe kishte shprehur shqetësim për përmbytjet në Shkodër.

Familja tha se është duke bërë përpjekje që trupi i Panajot Panos të varroset në Shqipëri.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG