Lidhje

Sot, gara e fortë për senator në shtetin Masaçusets


Votuesit në shtetin verilindor amerikan Masaçusets do të zgjedhin sot një senator të ri në një garë të ngushtë që mund t’i ndryshojë drejtim agjendës legjislative të presidentit Obama.

Demokratja Martha Koukli, prokurorja e përgjithshme e atij shteti, përballet me një sfidë të fuqishme nga ana e republikanit Skot Braun në zgjdhjet e sotme për të plotësuar vendin e lënë bosh në Senatin amerikan nga i ndjeri Ted Kenedi.

Nëse Braun fiton, kjo do tu kushtonte demokratëve vendin e 60 të shumicës absolute në Senat dhe do t’u hiqte mundësinë për të shmangur taktikat penguese të republikanëve për ligje të rendësishme siç është edhe reforma e kujdesit shëndetësor.

Të dy kandidatët bënë mbrëmë përpjekjet e fundit të garës, në të cilat zonja Koukli nxori një reklamë televizive me presidentin Obama. Reklama përmbante video nga fushata e presidentit për kandidaten demokrate në Boston të dielën, ku ai i paralajmëronte votuesit se nismat e tij kryesore rrezikoheshin nëse demokratët humbisnin zgjedhjet e sotme. //ii

XS
SM
MD
LG