Lidhje

Washington Post: FBI nuk ndoqi procedurat për terrorizmin


Në një artikull të botuar sot në gazetën Washington Post thuhet se FBI-ja ka grumbulluar në mënyrë të paligjshme më tepër se 2 mijë regjistrime thirrjesh telefonike të brendshme gjatë një periudhe 4 orëshe, në vitin 2002, me arsyen e urgjencës për terrorizmin që nuk ekzistonte realisht.

Gazeta thotë se ka siguruar mesazhe elektronike që tregojnë se zyrtarë të FBI-së nuk kanë ndjekur procedurat e caktuara për mbrojtjen e të drejtave civile.

Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, thuhet në artikullin e Washington Post-it, agjencia krijoi një metodë të re, të quajtur “letra për rrethana urgjente”, që i lejonte drejtuesit e nivelit të ulët të deklaronin rastet urgjente, të merrnin të dhëna dhe pas këtij fakti të lëshonin një letër për sigurinë kombëtare.

XS
SM
MD
LG