Lidhje

Republikani Skot Braun korr fitore në shtetin Masaçusets


Në një përmbysje tronditëse, një republikan në shtetin e Masaçusets ka fituar postin e Senatit amerikan të mbajtur për gati një gjysëm shekulli nga një prej ligjvënësve më liberal të vendit, i ndjeri Eduard Kenedi.

Kur më shumë se 90 përqind të votave nga zgjedhjet e djeshme ishin numëruar, rezultate tregonin se kandidati republikan, Scott Brown, ka mundur demokraten Martha Koakli, prokuroren e përgjithshme të shtetit.

Mbrëmjen e së martës, zonja Koakli dhe presidenti Obama i telefonuan zotit Brown dhe e uruan atë për fitoren. Fitorja e zotit Brown mund të sinjalizojë shumë probleme për partinë e zotit Obama më vonë këtë vit kur zhvillohen zgjedhjet si për në Dhomën e Përfaqësuesve Senat dhe guvernatorët në mbarë vendin.

Por një problem më i ngutshëm për presidentin është se zoti Brown do të bëhet republikani i 41-të në Senatin prej 100 anëtarësh. Kjo do të mundësojë partinë e pakicës që të bllokojë legjislacionin e presidenit për kujdesin shëndetësor si dhe tërë agjenden tjetër legjislative.

Demokratët kishin nevojë për fitoren e zonjës Koakli për të ruajtur shumicën superiore që menjanonte pengesat republikane për të bllokuar legjislacione. //kh//

XS
SM
MD
LG