Lidhje

Kinë: Zhvillimi ekonomik tejkalon parashikimet e specalistëve


Kina thotë se ekonomia e vendit pati një rritje prej 10,7 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2009, duke e tejkaluar objektivin prej 8 për qind që kishte për të gjithë vitin.

Shifrat u publikuan sot nga Zyra Kombëtare e Statistikave. Disa ekonomistë parashikojnë se zhvillimi i fuqishëm ekonomik i Kinës do ta bëjë atë vend të ketë së shpejti ekonominë e dytë më të madhe të botës, duke bërë që Japonia të kalojë në vend të tretë.

Vitin e kaluar, Pekini ndërmori një numër masash agresive për fuqizimin e ekonomisë, ndërkohë që ajo u prek nga kriza globale. Një prej këtyre masave ishte paketa e stimujve ekonomikë prej 586 miliardë dollarësh dhe një rritje rekord të huadhënie.

Por Komisioneri i Zyrës së Statisitikave tha se çmimet për konsumatorët u rritën me thuajse 2 për qind në dhjetor, krahasuar me një vit më parë, duke ngritur shqetësime se fuqizimi i ekonomisë do të shoqërohet me inflacion. //mm//

XS
SM
MD
LG