Lidhje

Mali i Zi  i vendosur për anëtarësimin në NATO


Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç thotë se vendi i tij do të punojë shumë për të ndjekur rrugën drejt një antarësimi të mundshëm në aleancën e NATO-s.

Zoti Gjukanoviç i bëri komentet pas takimit dje këtu në Uashington me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton në kuardin e një vizite tre ditore në Shtetet e Bashkuara.

Kryemintri tha se Mali i Zi po kërkon zbatimit e Planit të Veprimit për Anëtarsim në NATO, përmes së cilit aleanca përgatit vendin për një anëtarësim të mundshëm.

Ai tha se Mali i Zi do të punojë që të përmbush të gjitha detyrimet për tu anëtarsuar në NATO duke përfshirë këtu forcimin e sundimit të ligjit.

Sekretarja Klinton u zotua për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara që Mali i Zi të bëhet pjesë e pandarë e bashkësisë euroatlantike.

Zonja Klinton po ashtu vlerësoi përpjekjet e Malit të Zi për të siguruar stabilitetin në Ballkan dhe për dërgimin e trupave të tyre në Afganistan.

XS
SM
MD
LG