Presidenti Barak Obama investoi mjaft energji për Pakistanin dhe Afganistanin gjatë vitit të tij të parë në detyrë. Gjatë vitit 2009, qeveria pakistaneze mori një premtim nga Shtetet e Bashkuara për ndihmë ekonomike dhe ushtarake që kap 1,5 miliard dollarë në vit gjatë 5 vjetëve të ardhshëm.
Ndërkohë, në Afganistan, Presidenti Obama e trefishoi numrin e civilëve
amerikanë në ambasadën e Shtetet e Bashkuara duke e çuar atë në 1 mijë, për të
ndihmuar më mirë në rindërtimin e vendit. Por megjithë përpjekjet në planin
civil, vemendja kryesore e Presidentit Obama mbetet te lufta kundër terrorizmit
në rajon.
Vetëm pak minuta pasi bëri betimin vitin e kaluar, President Obama shpalli
premtimin e tij ndaj popullit amerikan dhe ndaj botës:
"Ne do të fillojmë që në mënyrë të përgjegjshme t’ja lemë Irakun popullit
të tij dhe me përpjekje të vështira të vendosim paqen në Afganistan."
Por për arritjen e kësaj paqeje, koalicionit të drejtuar nga Shtetet e
Bashkuara iu desh të përballej me praninë e fuqishme të Talebanit në provincat
jugore.
Koalicioni shtoi sulmet ajrore kundër pozicioneve të dyshuara talebane. Mirëpo strategjia e re shkaktoi reagime të
forta të publikut amerikan për shkak të shtimit të viktimave civile.
Në fund të marsit, Presidenti Obama shpalli një strategji të re për Afganistanin, duke thënë:
"Për tre vjet, komandantët tanë e kanë patur që qartë se sa fonde dhe
mjete u janë dashur për stërvitje. Por
këto fonde u janë mohuar për shkak të luftës në Irak. Kjo gjendje do të
ndryshojë."
Presidenti Obama urdhëroi dërgimin e mijra trupave shtesë në Afganistan. Më pas, ai zëvendësoi edhe komandantin
amerikan atje, duke caktuar në vend të tij gjeneralin Stanley McChrystal.
Urdhëri i qartë ishte pakësimi i viktimave civile.
Mirëpo Talebani e shkeli marrëveshjen e paqes dhe përparoi në rajonin e Luginës
Swat duke iu afruar deri në 60 kilometra kryeqytetit Islamabad. Luftëtarët talebanë
rrahën njerëz publikisht dhe mbyllën disa shkolla vajzash.
Ushtria pakistaneze u kundërpërgjigj dhe rreth 2,5 milion njerëz u larguan nga
rajoni.
Nga mesi i vitit 2009, Shtetet e Bashkuara vlerësuan ushtrinë pakistaneze për
sukseset e rëndësishme të arritura kundër Talebanit në verilindje të vendit.
"Tani, më në fund ushtria pakistaneze është e angazhuar në një ofensivë
shumë të rëndësishme kundër Talebanit," tha i dërguari Richard Holbrooke.
Presidenti Obama më pas filloi t’i kërkojë Islamabadit të zgjerojë operacionet
në rajonet fisnore të Waziristanit dhe të verë në shënjestër militantët e
lidhur me Afganistanin.
Kur një seri sulmesh të militantëve tronditën vendin në muajin tetor, zëdhënësi
i ushtrisë pakistaneze, Gjenerali Athar Abbas njoftimi fillimin e operacioneve
në Waziristanin jugor kundër Talibanit që besohet se operon në Pakistan.
Por shefi i shtatmadhorisë amerikane, Admirali Mike Mullen, i tha Zërit të
Amerikës se Pakistani ende ka nevojë të shtojë operacionet. Ai tha se Pakistani
ka gjithashtu nevojë të verë në shënjestër talebanët që mendohet se janë
larguar nga Afganistan për të vepruar në zona të tilla si rajoni fisnor i
Varizisrtanit Verior.
"Janë pikërisht ata talebanë që vrasin amerikanë. Janë ata talebanë që
vrasin ushtarë të koalicionit, të aleatëve tanë, pra do të duhet presion ndaj
të gjitha grupeve ekstremiste." - thotë Admirali
Nga fundi i dhjetorit, administrata Obama u përball me mundësinë që talebanët e
Pakistanit të intensifikonin përpjekjet në Afganistan duke ndërmarrë sulme
kundër forcave të koalicionit në Afganistan.
Një person vrau 7 agjentë të zbulimit amerikan në Afganistan, siç duket si
shpagim për vdekjen e udhëheqësit taleban në Pakistan, Baitullah Mehsud. Mehsud
u vra nga një goditje me raketë në Pakistan, me sa duket nga forcat amerikane.
Si talebanët afganë ashtu edhe ata pakistanezë morën përgjegjësinë për
shpërthimin vetvrasës kundër agjentëve të CIA-s.
Presidenti Obama ka filluar tashmë dërgimin e 30 mijë trupave të tjera në Afganistan.
Ai thotë se shpreson t’i kundërvihet me sukses kryengritjes në rritje dhe që
një ditë t’ua transferojë përgjegjësitë e sigurisë forcave afgane.
Por që të ndodhë kjo, zoti Obama ka premtuar të forcojë partneritetin amerikan
si me Afganistanin ashtu edhe me Pakistanin. //mm//