Lidhje

Agron Kucana përball ligjit amerikan të imigracionit


Një imigrant shqiptar i cili nuk arriti të paraqitej në seancën përfundimtare të gjykimit të çështjes së tij për azil ka tani një tjetër shans të luftojë vendimin për deportimin e tij.

Gjykata e Lartë amerikane vendosi të mërkurën që gjykatat e shkallëve më të ulta mund të rishikojnë refuzimin e bordit të imigracionit për të rihapur çështjen e tij. Agron Kucana mbërriti në seancën e çështjes të tij gjyqësore për azil pak pasi gjykatësi i imigracionit urdhëroi deportimin e tij. Ai i kërkoi gjykatës të rihapte çështjen duke shpjeguar se e kishte zënë gjumi dhe se nuk i kishte rënë alarmi i zgjimit. Por kërkesa e tij u hodh poshtë.

Në vitin 2006, ai kërkoi përsëri rihapjen e çështjes duke thënë se kushtet ishin keqësuar në Shqipëri. Bordi i Apeleve të Imigracionit e hodhi poshtë kërkesën e tij ndërsa një gjykatë e një shkalle më të ulët tha se nuk kishte juridiksion për të rishikuar vendimin e bordit. Me vendimin e Gjykatës së Lartë amerikane në favor të azilkërkuesit, çështja do të mund të rihapet dhe përballja e tij me ligjin do të vazhdojë duke mbajtur pezull vendimin për deportimin e tij.//rd//

XS
SM
MD
LG