Lidhje

Patriarku serb Irinej shprehet kundër pavarësisë së Kosovës


Patriarku i ri i Kishës ortodokse serbe thotë se kisha duhet të luajë rolin e saj në mbrojtjen e sovranitetit të Serbisë ndaj Kosovës dhe në ruajtjen e unietit të popullit serb.

Peshkopi Irinej filloi misionin e tij sot në Katedralen e Beogradit Kryengjëlli Shën Mihal. Prifti 80-vjeçar u zgjodh dje për të zëvendësuar Patriarkun Pavle, i cili vdiq në nëntor.

Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkovic, dhe zyrtarë të tjerë të lartë iu bashkuan udhëheqësve të besimeve të ndryshme që merrnin pjesë në ceremoni.

Irinej konsiderohet klerik i moderuar, i cili mbështet përmirësimin e lidhjeve me Vatikanin pas disa vitesh marrëdhëniesh të acaruara.

Por në fjalën që mbajti në Kishë sot, ai u shpreh se kisha serbe do ushtrojë influencën e saj kundër pavarësisë së Kosovës. //mm//


XS
SM
MD
LG