Lidhje

Shefi i UNMIK-ut: Situata në Kosovë e qendrueshme, por e brishtë


<!-- IMAGE -->

Kosova veriore mbetet qendër e nxehtë mes tensioneve të vazhdueshme ndërmjet serbëve të Kosovës dhe komuniteteve shqiptare, tha në një takim të Këshillit të Sigurimit për Kosovës shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier. Ministri i Jashtëm i Kosovës Skender Hyseni tha në Këshillin e Sigurimit se Kosova ka bërë përparime rrenjësore gjatë vitit të kaluar, duke shtuar se deri më sot 65 vende e kanë njohur pavarësin e Kosovës.

Duke folur për rrethanat në Kosovë, i dërguar special i Sekretarit të Përgjithsëm të OKB-së tha se situata në vend është e qëndrueshme por e brishtë. Ai përmedi disa raste në veriun e Kosovës ku ka patur përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve. Ndërtimi i shtepive nga shqiptarët përtej vijës së rënë dakord nga administrata e UNMIK-ut në Kosovë, tha ai, shkaktoi zemërim tek serbët të cilët i vunë zjarrin një makine.

“Është e qartë se Unmiku duhet të vazhdojë të mbikëqyrë procesin e rindërtimit dhe vëzhgojë situatën nga afër për tu siguruar se të gjitha komunitete respektojnë marrëveshjet egzistuese për të suguruar stabilitetin dhe mbarëvajtjen e komunikimit të efektshëm.”

Në raportin e fundit të lëshuar nga Seketari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkara, thuhet se ndërkohë që tensionet kanë rënë dukshëm në veri të vendit, ende vazhdojnë të ndodhin incidente në Mitrovicën veriore, që është një shkak për tu shqetësuar, I dërguar special i Sekretarit të Përgjithsëm të OKB-së, zoti Zannier tha se situata në Mitrovicë kërkon përpjekje të qendrueshme dhe angazhim të vazhdueshëm me popullsinë e atyre zonave. Ai tha se është i nevojshëm vazhdimi i konsultimeve dhe bashkëpunimit me të gjithë faktorët e rendësishëm.

Gjatë takimit në Këshillin e Sigurimit e mori fjalën edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni i cili theksoi se vendi i tij kishte arritur suksese të rendësishme gjatë vitit të kaluar si në arenën politike ashtu edhe në atë ekonomike. Ai theksoi vendosmërinë e qeverisë së Prishtinës për nxitur kthimin e refugjatëve, mbrojtjen dhe ruajtjen e monumenteve të kulturës. Zoti Hyseni theksoi gatishmerinë e vendit të tij për të përmirësuar marrëdhëniet me Serbinë.

“Mund të zhvillojmë dialog për shumë gjëra të shqetësimit dhe interesit të përbashkët dhe mund të zhvillohet vetëm në nivel të dy shteteve të pavarura dhe sovrane.”


Nga ana e tij presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, theksoi bashkëpunimin e vendit të tij me UNMIK-un dhe u shpreh me nota kritike ndaj qeverisë së Kosovës.

Shefi i UNMIK-ut, Zannier theksoi mirëkuptimin me autoritetet e Kosovës mbi rolin e mundëshëm të kësaj organizate për të promovuar zhvillim ekonomik dhe qendrueshmëri. Ai tha se stabiliteti afatgjatë dhe zhvillimi i Kosovës varet nga suksesi që do të ketë procesi i ripajtimit mes komuniteteve.

XS
SM
MD
LG