Lidhje

Një politikan siçilian dënohet me burg për lidhje me Mafian


Një gjykatë italiane gjeti fajtor ish guvernatorin e Siçilisë, Salvatore Kufaro, nën akuzat se kishte ndihmuar Mafian dhe e dënoi atë me 7 vjet burg.

Gjyakata e Apelit në kryeqytetin e Siçilisë, Palermo mbajti sot në fuqi dënimin e vitit 2008 të një gjykate më e ulët, madje i shtoi edhe dy vjet dënimit fillestar prej 5 vjetësh në burg kundër Kufaros.

Salvatore Kufaro u gjet fajtor se ndihmoi njerëzit, që kishin lidhje me grupin lokal të krimit të organizuar, i njohur si "Cosa Nostra". Prokurorët e kishin akuzuar atë edhe për nxjerrje të informacionit sekret rreth hetimeve lidhur me marrëveshjet e Mafias dhe kërkuan dënimin me 8 vjet burg.

Ai ka mohuar çdo lloj shkelje. Kufaro ka të drejtë ta apelojë vendimin deri në Gjykatën e Lartë të Italisë. (ze)

XS
SM
MD
LG