Lidhje

SHBA, Rusi do të rifillojnë bisedimet mbi traktatin START


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia thonë se do të rifillojnë bisedimet për një traktat të ri për pakësimin e armëve strategjike në fillim të muajit të ardhshëm.

Traktati i ri START do të zëvendësojë marrëveshjen që skadoi në dhjetor të 2009-s.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Serge Lavrov, tha dje se të dy palët kanë bërë përparim të ndjeshëm në shumicën e çështjeve dhe presin të përfundojnë hollësitë kur të rifillojnë bisedimet.

Në Uashington, zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Mike Hammer, tha se Shtëpia e Bardhë është e kënaqur me përparimin e bërë.

Ai tha se këshilltari i çështjeve të Sigurimit Kombëtar, Xhejms Xhons dhe Shefi i Shtatmadhorisë amrikane, Admirali Majk Mullen, zhvilluan dy ditë bisedime me dyer të mbyllura në Moskë me ekipin rus të mbrojtjes të udhëhequr nga Gjenerali Nikoli Marakov, Shef i Shtabit të përgjithëshëm i forcave të armatosura të Rusisë. (ze)

XS
SM
MD
LG